Proçesi i përmirsimit të dukshmërisë së një website në rezultatet e papaguara të një motori kërkimi, shpesh të referuara si rezultate “natyrale” ose “organike”. Në përgjithësi, sa më sipër (renditur më lart në faqen e rezultateve të kërkimit) dhe më shpesh një website të shfaqet në listën e rezultateve të kërkimit, aq më shumë vizitorë do të marrë nga përdoruesit e motorëve të kërkimit. SEO mund të synojë disa lloje kërkimesh, duke përfshirë kërkimin e imazheve, kërkimin lokal, kërkimin e videove, kërkimin akademik, kërkimin e lajmeve dhe motorët e kërkimit specifik të kategorive të aktivitetit.
Fillimisht analizojmë një website dhe më pas hartojmë një plan hap pas hapi për të integruar në website në mënyrë efikase fjalët kyçe të cilat do të kapen nga motorët e kërkimit. Qëllimi përfundimtar është të sigurojmë më shumë vizitor në website si klientë potencial.
Web Hiper mund të përmirësojë pozicionimin në motorët e kërkimit dhe trafikun e websiteve të çdo biznesi. Përvoja e ofruar nga stafi ynë i specializuar na mundëson të përmbushim me sukses nevojat e kompanive me website komplekse në kategoritë më konkurruese.
Analizim i website
Analizë teknike e faqes së internetit për të identifikuar çdo problem që ndikon në pozicionimin e website-it në rezultatet organike të motorit të kërkimit.
Aplikacioni SEO Premium
SEO Premium bën të mundur optimizimin e çdo seksioni dhe shfrytëzimin e të gjitha mundësive për indeksimin e plotë të një website në motorët e kërkimit.
Optimizimi On-Page
Optimizimi SEO On-Page konsiston në integrimin e fjalëve kyçe përfaqësuese në mënyrën e duhur për optimizimin më të mirë të faqes në internet.
Optimizimi Off-Page
Optimizimi Off-Page përfshin krijimin e një rrjeti link-esh hyrëse dhe dalëse nëpërmjet website-ve të tjera për të sjellë trafik organik në website.
Trafik organik në website
Trafiku organik ndihmon një website të përmirësojë renditjen në motorët e kërkimit, veçanërisht kur një faqe interneti është hapur rishtazi.
Raporte mujore
Raportet mujore paraqesin punën e bërë së bashku me renditjen e website në rezultatet organike në motorët e kërkimit bazuar në fjalët kyçe specifike.
Na Kontaktoni
- Adresa Tiranë, 1001, Albania
- Telefono +355 69 232 6903
- WhatsApp +355 69 232 6903
- Email info@webhiper.com