Krijimi i një website (ose “krijimi i një faqe interneti”) nuk mund të jetë e mjaftueshme për një kompani, veçanërisht nëse website nuk është i krijuar në mënyrë profesionale.
Në fakt, pasi website të jetë krijuar dhe lancuar në internet, përditësimi dhe mirëmbajtja e vazhdueshme është e nevojshme që website të jetë efikas edhe me kalimin e kohës.
Mirëmbajtja e website-it është akti i kontrollit të rregullt të faqes tuaj për të parandaluar “erroret teknike” ose sulmet duke e mbajtur atë të përditësuar dhe të sigurt për të garantuar mirëfunksionim.
- Rinovim i domain dhe hosting
- Përditësim i software dhe plugins
- Siguri teknike dhe skanim i malware
- Backup i website dhe i database
- Kontroll periodik që të gjitha faqet hapen pa gabime
- Verifikim që të gjitha modulet po funksionojnë siç duhet
- Kontroll i shpejtësisë së hapjes së website
Siguria dhe mirëfunksionimi
Kjo është arsyeja më e rëndësishme për të mirëmbajtur një website. Nëse përdoret një platformë për ndërtimin e website si WordPress, duhet të siguroheni që të bëhen rregullisht update të softuerit dhe shtojcave të sigurisë. Mund të jetë e lehtë për hakerat që të gjejnë dhe hack-ojnë një website teknikisht të pa azhornuar.
Optimizimi në motorët e kërkimit
Qëllimi i një biznesi është të rrisë audiencën dhe klientelën e tij. Për të nxitur trafikun në website, ai duhet të përditësohet rregullisht për të siguruar gjendje të shkëlqyer teknike. Google mund të deindeksojë plotësisht një website nëse nuk është në gjendje të mirë teknike ose nëse dyshon se është i infektuar me malware.
Imazhi i biznesit
Website është një element i rëndësishëm i një biznesi ndaj duhet të jetë i mirë dizenjuar dhe profesional. Nëse përditësohet dhe funksionon pa probleme, mund të jetë një burim i vlefshëm mbështetjeje për cdo biznes. Nëse nuk është në gjendje të mirë teknike, mund të jetë e kushtueshme për sa i përket humbjes së klientëve potencial.
Na kontaktoni
- Adresa Tiranë, 1001, Albania
- Tel +355 69 232 6903
- WhatsApp +355 69 232 6903
- Email info@webhiper.com