Google My Business është një shërbim i Google i dedikuar biznesit për të rritur shikueshmërinë dhe për t’ju bërë të gjendeni më lehtë si një mjet i domosdoshëm për ata që menaxhojnë një biznes dhe duan të jenë të pranishëm online.
Krijimi i Google My Business i mundëson biznesit tuaj të tërheqë klientë të rinj potencialë duke ofruar detaje (kontakte, oraret, shërbimet ose produktet) dhe foto të biznesit tuaj përmes shfaqjes në Google, duke përfshirë vendndodhjen me Maps dhe komentet e përdoruesve për të ofruar informacione të dobishme për biznesin tuaj.
Krijimi
Krijimi i profilit Google My Business në vendndodhjen e saktë të biznesit dhe plotësimi me të gjitha të dhënat e përgjithshme (info, foto, kontakte).
Optimizimi
Optimizimi i aktivitetit komercial online, produkteve dhe shërbimeve me fjalë kyçe për t'u gjetur lehtësisht nga klientët që po kërkojnë ato.
Menaxhimi
Menaxhimi i profilit dhe përditësimi me informacione, produkte dhe oferta të reja për të arritur pozicionimin më të lartë në rezultatet e kërkimit.
Profil biznesi Online
Profil i plotë online ku mund të publikohen të gjitha të dhënat e kompanisë: oraret e punës, kontaktet, imazhet, produktet etj.
Vendndodhje e saktë
Vendndodhja e saktë në hartë do t'ju ndihmojë të shfaqeni dhe të gjendeni lehtësisht nga klientët që ju kërkojnë.
Përditësim në kohë reale
Nëpërmjet "Profilit Google Business" mund të publikohen lehtësisht postime, njoftime, promocione, oferta dhe evente.
Komunikim me klientët
Përgjigjja ndaj pyetjeve dhe komenteve, madje edhe atyre negative krijon një marrëdhënie besimi dhe pranie aktive.
Përfitim i trafikut dhe klientëve
Krijimi i një rrjeti së bashku me website-in dhe rrjetet sociale do të sjell më shumë trafik dhe klientë potencial.
Statistika të sakta të vizitorëve
Statistika të saktë të vizitave që merr profili online duke zbuluar edhe se si klientët kërkojnë biznesin tuaj.
Na kontaktoni
- Adresa Tiranë, 1001, Albania
- Tel +355 69 232 6903
- WhatsApp +355 69 232 6903
- Email info@webhiper.com